I fiku aparatin e oksigjenit sepse nuk duronte zhurmën, 72-vjeçarja akuzohet për vrasje

  • E.K /
  • 30 December 2022 - 12:13
I fiku aparatin e oksigjenit sepse nuk duronte zhurmën, 72-vjeçarja akuzohet për vrasje

Në Gjermani një grua e moshuar akuzohet për vrasje me qëllim, për shkak se ka fikur aparatin e oksigjenit të një pacienteje tjetër të spitalit sepse po shkaktonte zhurmë, përcjell "Kosova Sot Online".

Mjekët arritën ta ringjallin 79-vjeçaren kur kuptuan se aparati i saj ishte fikur, por më vonë e moshuara vdiq nga komplikacionet.

Pacientja 72-vjeçare po mbahet në paraburgim 

Hetimet ende po vazhdojnë.

(Kosova Sot Online)