Italia e cilëson arritje heqjen e barrikadave në veri të Kosovës

  • E.K /
  • 30 December 2022 - 13:07
Italia e cilëson arritje heqjen e barrikadave në veri të Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme në Itali e ka mirëpritur heqjen e barrikadave në veri të Kosovës, të cilët e kanë cilësuar si arritje, përcjell "Kosova Sot Online".

Kjo ministri ka thënë se, Kosova dhe Serbia duhet të punojnë për forcimin e dialogut.

Po ashtu, është thënë se Italia do ta mbështesë këtë proces.

“Heqja e pengesave në veri të Kosovës është një arritje e mëtejshme e punës së kryer në sinergji ndërmjet BE-së, SHBA-së dhe KFOR-it për të ulur tensionet dhe qeveritë duhet të punojnë për forcimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Italia do të vazhdojë të mbështesë procesin”.

(Kosova Sot Online)