Murati, veteranëve të UÇK-së: Nuk duhet dëshpëruar nga fjalët dhe diskursi afatshkurtër politik

  • E.K /
  • 30 December 2022 - 14:44
Murati, veteranëve të UÇK-së: Nuk duhet dëshpëruar nga fjalët dhe diskursi afatshkurtër politik

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, në Ditën e Veteranit, ka shkruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare është lëvizja më e lavdishme, që rezultoi me çlirim dhe pavarësi të Kosovës, shkruan "Kosova Sot Online".

Murati ka shkruar se nuk duhet dëshpëruar nga fjalët dhe diskursi politik.

Murati në veçanti ja ka uruar shokut të tij, luftëtarit, Salih Mustafës dhe shkokëve të tjerë në Hagë.

Shkrimi i plotë i Muratit:

Lufta e UÇK-së është përmbyllja më e lavdishme dhe e dinjitetshme e luftës për liri të të gjithë shqiptarëve që rezultoi me çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Sot është Dita e Veteranit dhe të gjithë veteranët e UÇK-së duhet të jenë krenar që kanë qenë në kohën dhe vendin e duhur në anën më të ndritshme të historisë sonë. Asnjëherë nuk duhet dëshpëruar nga fjalët dhe diskursi afatshkurtër politik sepse në planin afatgjatë nuk ka kush që e lëviz këtë luftë dhe UÇK-në nga pediestali më i lartë i historisë kombëtare dhe asaj të njerëzimit. Sot ndër të tjera i kujtojmë shokët e udhëheqësit e UÇK-së që padrejtësisht po mbahen në Hagë. Personalisht këtë ditë dua t’ia uroj shokut tim, luftëtarit të lirisë Sali Mustafës, komandant Calit e i cili jo vetëm këto ditë feste, por çdo ditë në Kosovën e lirë për të cilën ai dha gjithçka, po na mungon shumë. Urime Cal ty dhe shokëve të tjerë në Hagë.

(Kosova Sot Online)