Shpërthim në një restorant, së paku 7 të vdekur

  • A.P /
  • 30 December 2022 - 16:15
Shpërthim në një restorant, së paku 7 të vdekur

Në shpërthimin që ka ndodhur në një restorant në provincën turke Aydın, të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe katër janë plagosur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Guvernatori i provincës jugperëndimore të Türkiye-s, Huseyin Aksoy, tha se shpërthimi ndodhi në një restorant në rrethin Nazıllı.

Sipas tij, në mesin e të plagosurve, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Aksoy tha për AA se sipas të dhënave paraprake shpërthimi ka ndodhur me rastin e ndërrimit të një bombole gazi. 

(Kosova Sot Online)