Hoti: Qeveria ua paguan edhe rrymën atyre që vendosën barrikadat

  • A.P /
  • 30 December 2022 - 16:30
Hoti: Qeveria ua paguan edhe rrymën atyre që vendosën barrikadat

Lidhur me vendimin e sotëm të Qeverisë në lidhje me ndarjen e 17.5 milionë eurove për KOSTT-in, ka reaguar deputeti Avdullah Hoti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Hoti është shprehur se kjo shumë ë parave shkon për borxhin që KOSTT-i ia ka Rrjetit Evropian për furnizimin e komunave në veri.


“Qeveria sot ka ndarë 17.5 mil euro për borxhin e KOSTT-it ndaj Rrjetit Evropian për furnizimin e komunave në veri. Vite me radhë shanin për të njëjtën gjë. Për dijeni, këto mjete janë të projekteve kapitale që nuk janë realizuar. Zgjedhjet në veri i shtynë për prill, vendimin për tabela e shtynë pa afat, të arrestuarin për terrorizëm e liruan.”, ka shkruar Hoti.

Tutje, deputeti i LDK-së, ka përfunduar duke thënë se para se të nisin festën e vitit të ri, Qeveria ua paguajnë edhe rrymën atyre që vendosën barrikadat.

(Kosova Sot Online)