Rrotullohet një veturë në rrugën Prishtinë - Gjilan

  • A.P /
  • 30 December 2022 - 16:42
Rrotullohet një veturë në rrugën Prishtinë - Gjilan

Në orët e mëngjesit të së premtes në rrugën Gjilan-Prishtinë, një veturë është aksidentuar,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

Sipas saj aksidenti ka ndodhur në orën 08:00 dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 08:00, në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhë një aksident trafiku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.


(Kosova Sot Online)