Kurti tregon a pati marrëveshje të fshehtë për barrikadat

  • A.P /
  • 30 December 2022 - 19:06
Kurti tregon a pati marrëveshje të fshehtë për barrikadat

S’ka pasur asnjë marrëveshje të fshehtë me Serbinë për largimin e barrikadave në veri, ka theksuar kryeministri, Albin Kurti,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”


“Nuk ka pasur kurrfarë marrëveshje të fshehtë. Ka pasur takime me KFOR-in dhe ka pasur takime me EULEX dhe ka pasur takime me ambasadorët e QUINT-it, në veçanti me atë të ShBA-së. Meqë rast ne vazhdimisht kemi thënë se durimi i qytetarëve dhe qeverisë po shteron, andaj ne japim ca më shumë kohë dhe ca më shumë hapësirë KFOR-it, por kjo nuk mund të jetë e pafundme”, thotë Kurti.

(Kosova Sot Online)