Arrestohen dy persona: Donin të hidhnin në erë gjithçka

  • A.P /
  • 30 December 2022 - 19:22
Arrestohen dy persona: Donin të hidhnin në erë gjithçka

Pasi u kapën me bombola gazi dhe deklaruan se donin “të hidhnin në erë gjithçka”, dy persona janë arrestuar në stacionin Montparnasse në Paris, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


 Mediat franceze raportojnë se bëhet fjalë për një francez 51-vjeçar dhe një libian 29-vjeçar, të cilët përsëritën kërcënimin edhe pasi u arrestuan.

Oficerët e policisë gjetën në çantën e tyre nëntë shishe gazi, të mbushura, por “të padëmshme” dhe nuk ishin të lidhura me asnjë sistem zjarri.

Prokuroria e Parisit sqaron se bëhet fjalë për dy persona të pastrehë. Ai me origjinë franceze mund të ketë “shëndet mendor të brishtë” dhe ishte “alkoolik në kohën e ngjarjes”.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin i kërkoi prefektit të policisë të forcojë sigurinë në të gjitha stacionet e kryeqytetit. Më shumë oficerë policie dhe ushtarë nga operacioni Sentinel mund të mobilizohen, brenda dhe rreth stacioneve, specifikon prefektura e policisë pariziane.

(Kosova Sot Online)