Kurti: Serbët siç i bënë 16 barrikada bashkë, duan që t’i bëjnë 10 komuna

  • A.P /
  • 30 December 2022 - 20:00
Kurti: Serbët siç i bënë 16 barrikada bashkë, duan që t’i bëjnë 10 komuna

Nuk ka pasur garanci për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në mënyrë që të hiqen barrikadat në veri, ka theksuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Nuk ka garanci të tilla nga Qeveria e Kosovës. Asociacioni i komunave u bë asociacion i barrikadave. Ata i donë komunat që t’i bëjnë si barrikada. Ashtu siç i bënë 16 barrikada bashkë, duan që t’i bëjnë 10 komuna bashkë”, tha ai për kp.

Pas 19 ditësh bllokimi të rrugëve, grupet e serbëve nga veriu i Kosovës i hoqën barrikadat dje, të cilat ishin ngritur pas arrestimit të njërit prej ish-policëve serb të Kosovës, Dejan Pantiq.

Kjo erdhi pas lirimit të Pantiqit, i dyshuar për pjesëmarrje në sulmin ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, të cilit masa e paraburgimit iu ndryshua në arrest shtëpiak.

(Kosova Sot Online)