Arifi: Më vjen keq për taksapaguesit kosovarë, u vodhën brut*alisht

  • A.P /
  • 30 December 2022 - 22:14
Arifi: Më vjen keq për taksapaguesit kosovarë, u vodhën brut*alisht

Për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, ditë më parë Qeveria e Kosovës mori vendim që të ndajë 1.2 milion euro, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


Kryetari i Preshvës, Shqiprim Arifi ka reaguar sot, duke thënë se 273 mijë e 825 euro nga ajo shumë, kanë shkuar te njerëz të afërt me Partinë për Veprim Demokratike.

Arifi shprehur keqardhje për taksapaguesit e Kosovës, sic ka thënë ai, për vjedhjen që po u bëhet.

“Sinqerisht, më vjen keq për taksapaguesit e Kosovës, që në këto ditë të vështira u vodhën brutalisht nga një subjekt keqbërës dekador në Luginën PVD është sinonim i korrupsionit në Luginë, tani kjo faktizohet edhe njëherë pasi kanë zhvatur edhe buxhetin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Arifi.

Arifi, gjithashtu, reagimit të tij ia ka ngjitur një skemë me imazhe që shfaqin njerëzit dhe organizatat që përfituan nga këto fonde. 

(Kosova Sot Online)