Festa e vitit të ri dhe lufta në Ukrainë, Kievi kaloi 700 orë nën alarmin e sulmit ajror gjatë vitit 2022

  • S.A /
  • 31 December 2022 - 08:34
Festa e vitit të ri dhe lufta në Ukrainë, Kievi kaloi 700 orë nën alarmin e sulmit ajror gjatë vitit 2022

Raportohet se kryeqyteti ukrainas ka kaluar qindra orë nën sirenat e sulmit ajror në vitin 2022. Këtë bilanc e ka  raportuar kreu i administratës ushtarake të qytetit, shkruan "Kosova Sot Online".

Serhiy Popko tha se sirenat kanë rënë për rreth 700 orë, të barabarta me 29 ditë. Viti 2022, përshkruhet tashmë si më i frikshmi në historinë e qytetit, si kryeqyteti i Ukrainës së pavarur”.

Popko tha se Kievi është goditur nga 52 sulme ajrore gjatë gjithë vitit. Prej sulmeve u shkatërruan rreth 600 ndërtesa dhe u vranë 120 civilë dhe u plagosën 495 të tjerë. /A2/

(Kosova Sot Online )