Hovenier: Shpresoj që viti 2023 të sjellë paqe dhe zgjidhje të gjithë kosovarëve
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka uruar vitin 2023 qytetarëve të Kosovës, raporton “Kosova Sot Online”.
Hovenier ka shkruar se shpreson se 2023 të sjellë paqe, përparim dhe të jetë vit i zgjidhjeve të të gjithë kosovarëve.
“Familja ime dhe unë ju uroj të gjithëve një vit të ri të mrekullueshëm. Shpresoj që viti 2023 të sjellë paqe, përparim dhe zgjidhje që u shërbejnë nevojave të të gjithë kosovarëve”, ka thënë Hovenier.
(Kosova Sot Online)