Emergjenca e përgatitur për t’u dalë në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë sonte

  • E.K /
  • 31 December 2022 - 12:10
Emergjenca e përgatitur për t’u dalë në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë sonte

Doktori Erolind Dërmaku, ka thënë se në Klinikën e Emergjencës së QKUK-së janë bërë të gjitha përgatitjet që stafi të jetë sa më i plotësuar për t’u dalë në ndihmë mjekësore qytetarëve që kanë nevojë në natën e Vitit të RI, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dërmaku bërë se numri i shtretërve që kanë në emergjencë është i vogël, ku ai bërë apel që të festohet në mënyrë të moderuar.

“Klinika Emergjente është e përgatitur, ka rritur stafin, ka marrë mjetet që duhen për kësi raste, një problem është numri i vogël e shtretërve që posedojmë si emergjencë”, tha ai.

“Unë bëj apel që të festohet në mënyrë të moderuar dhe të festohet sipas instruksioneve”, tha doktori.

(Kosova Sot Online)