Dugolli: Po të mos hiqeshin barrikadat, Qeveria do të merrte vendimin
Deputeti i Vetëvëndosjes, Enver Dugolli, ka thënë se po të mos hiqeshin barrikadat nga ata që i vunë, Qeveria do të merrte një vendim per largimin e tyre, përcjell “Kosova Sot Online”.
Dugolli ka shtuar se ata kanë qenë të kujdeshëm në bashkëpunim me KFOR-in dhe EULEX-in.
“Ne kemi qenë të kujdesshëm dhe në bashkëpunim të plotë edhe me KFOR-in dhe EULEX-in që të gjendet një zgjidhje dhe të mos vijë te një moment ku do të duhej që Qeveria të merr një vendim për të zbatuar Policia e Kosovës pa çka se e dinim që ai vendim do të haste në rezistencë… Nëse nuk do të largoheshin barrikadat siç u larguan nga ata vet që i vunë, të jeni të bindur që do të vinte momenti që Qeveria e Kosovës do ta merrte atë vendim”, ka deklaruar ai.
(Kosova Sot Online)