Vdes një 21 vjeçare në Has, dyshohet se është vetëvarur

  • E.K /
  • 31 December 2022 - 12:49
Vdes një 21 vjeçare në Has, dyshohet se është vetëvarur

Polcia ka njoftuar se në fshatin Qarr të Hasit, një femër 21 vjeçe është gjetur e vdekur në banesë nga familjarët e saj, shkruan “Kosova Sot Online”.

Kjo 21 vjeçare sipas raportit të Policisë, dyshohet se është vetëvarur.

Policia ka njoftuar se grupi hetues është duke u marrur për rrethanat e kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Has/Informacion paraprak

Sot, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Qarr, është gjetur nga familjarët, në banesë, e pajetë, shtetasja M. Rr., 21 vjeçe.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se kjo shtetase është vetëvarur.

Vijojnë hetimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)