Nga fishekzjarret gati digjet një banesë në Kosovë

  • A.P /
  • 01 January 2023 - 10:47
Nga fishekzjarret gati digjet një banesë në Kosovë

Për shkak të hedhjes së fishekzjarreve nga persona të panjohur, një burrë ka njoftuar policinë për djegien e ballkonit të banesës së tij, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Rr. Dardania, Fushë Kosovë 31.12.2022-20:13.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se s pasoj e hedhjes së fishek zjarreve  nga persona të panjohur,  kishte shpërthyer zjarri në ballkonin e banesës së tij.  Njësiti i zjarrfikësve kanë dalur në vend e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.

(Kosova Sot Online)