Ja kush u sulmua në aeroportin 'Adem Jashari'

  • A.P /
  • 01 January 2023 - 11:17
Ja kush u sulmua në aeroportin 'Adem Jashari'

Raportohet se nga një person të cilit i ishte anuluar udhëtimi, një zyrtar policor është sulmuar fizikisht në aeroportin “Adem Jashari”,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".  


Njoftimi i plotë i policisë: 

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTARAeroporti ndërkombëtar i Prishtinës (ANP) “ADEM JASHARI” 31.12.2022-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në shenjë pakënaqësie se ju kishte anuluar udhëtimi –fluturimi, së pari kishte shkaktuar probleme me sigurimin dhe më pastaj kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)