Daçiq: Për ne prioritet tërheqja e njohjeve të Kosovës

  • A.P /
  • 01 January 2023 - 14:58
Daçiq: Për ne prioritet tërheqja e njohjeve të Kosovës

Prioritet i jonë është tërheqja e njohjeve të Kosovës, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Në javët e para të këtij viti presim të që dhjetëra vende do t’i tërheqin njohjet, tërheqje për të cilat kemi paralajmëruar”, tha Daçiq për televizionin serb “Prva”.

Derisa u pyet për vendosjen e sanksioneve nga Perëndimi ndaj Rusisë, Daçiq tha se nuk planifikojnë të bëjnë një gjë të tillë.

“Nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Këtë e vlerësojmë në përputhje me interesant tona”, tha ai për “Beta”.

(Kosova Sot Online)