Ja sa persona u lënduaan nga mjetet piroteknike në Kosovë

  • A.P /
  • 01 January 2023 - 15:21
Ja sa persona u lënduaan nga mjetet piroteknike në Kosovë

Në Klinikën Emergjente të QKUK-së,  gjatë natës së Vitit të Ri, 271 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


23 prej tyre kanë kërkuar ndihmë për shkak të aksidenteve, 5 për shkak të konflikteve fizike, 3 janë plagosur me armë zjarri, ndërsa 25 janë lënduar nga mjetet piroteknike.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, tha se nga 25 të lënduarit me mjete piroteknike, 2 janë pranuar në klinikën e plastikës.

“23 aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë 24 orëve, një prej tyre me fatalitet. 5 persona janë lënduar gjatë konflikteve fizike, ndërsa 25 persona janë lënduar me mjete pirotekniike- 2 prej tyre janë pranuar në klinikën e plastikës. 3 janë plagosur me armë zjarri- dy prej tyre  janë pranuar në klinikën e Ortopedisë”, tha Syla.

Kujtojmë që dje u aksidentua një 28 vjeçar në Prishtinë e më pas u dërgua në QKUK, por i njëjti nuk ka arritur t’I bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur në orën 03:00 të mëngjesit.

(Kosova Sot Online)