Çfarë pritet të ndodhë në 2023 me dialogun Kosovë-Serbi!

  • A.P /
  • 02 January 2023 - 10:04
Çfarë pritet të ndodhë në 2023 me dialogun Kosovë-Serbi!

Rezultate konkrete as në vitin 2022  nuk ka pasur dialogu Kosovë-Serbi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kulmi i tensioneve kishte arritur në muajin dhjetor, ku mbi tri javë rrugët në katër komunat veriore ishin bllokuar nga barrikadat e vendosura nga strukturat ilegale dhe serbët lokal atje. 

Me vetëm dy takime të nivelit të lartë, ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, marrëveshja finale ishte larg e arritshme edhe gjatë vitit të kaluar.

Mirëpo, gjatë vitit 2022, Kosova arriti t’i vendos reciprocitet Serbisë sa i përket vendosjes së afisheve në targa dhe po ashtu në letërnjoftime, ku detyruan Serbinë t’i largojë dokumentet shtesë për qytetarët kosovarë që hynë në territor të saj. Ndërkaq, ngeci në largimin e targave ilegale serbe në territorin e Kosovës.

(Kosova Sot Online)