Përplasen dy helikopterë, 4 të vdekur dhe tre të lënduar

  • A.P /
  • 02 January 2023 - 11:06
Përplasen dy helikopterë, 4 të vdekur dhe tre të lënduar

Si pasojë e një aksidenti ajror në Australi, pasi dy helikopterë u përplasën në ajër, katër persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë plagosur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Aksidenti tragjik ndodhi në orën 14:00 (me orën lokale) pranë parkut turistik Sea World në rajonin e Gold Coast.

Sipas policisë, në momentin fatal të përplasjes njëri helikopter ishte duke u ulur dhe tjetri po ngrihej. Siç njoftojnë autoritetet vendase, viktimat dhe të plagosurit ndodheshin të gjithë në të njëjtin helikopter.

Autoritetet hetimore të Shërbimit të Reagimit Emergjent po hetojnë shkaqet e aksidentit tragjik.

(Kosova Sot Online)