Regjistrohen temperatura rekord edhe në Alpe

  • A.P /
  • 02 January 2023 - 12:39
Regjistrohen temperatura rekord edhe në Alpe

Në ditën e parë të vitit 2023, temperatura rekorde janë matur ë anën veriore të Alpeve në Zvicër dhe Lihtenshtajn, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në qytetin e vogël verior të Zvicrës, Delémont dhe kryeqytetin e Lihtenshtajnit, Vaduz, u matën sot mbi 20 gradë Celsius, njoftoi Meteonews.

Rekordi i mëparshëm në janar u mat më 12 janar 1993 në Lucern, kur ishte 19.4 gradë Celsius. Ishte 20.9 gradë në Delémont të dielën. Gjithsej 36 stacione matëse matën temperaturat maksimale lokale në ditën e Vitit të Ri.

(Kosova Sot Online)