'Godet' Zemaj: Mustafa e Abdixhiku nuk i afrohen Ibrahim Rugovës

  • A.P /
  • 02 January 2023 - 13:36
 'Godet' Zemaj: Mustafa e Abdixhiku nuk i afrohen Ibrahim Rugovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka theksuar se as kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e as Isa Mustafa, nuk i afrohen kryetarit historik të tyre, Ibrahim Rugova, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se të gjithë tjerët mundohen ta përcjellin vizionin e tij, por duhet të jenë të kënaqur me aq, pasiqë sipas tij, Rugova nuk përsëritet.

Po ashtu, ai tha se me presidenten Osmani, që nga momenti i ndarjes me LDK-në, nuk kanë pasur më asnjë kontakt miqësor apo më të afërt, përjashto ato takimet institucionale që bëhen.

Në vitin 2023, deputeti Zemaj tha se nga ai mund të pritet vazhdimi i punës që ai ka bërë edhe këtë vit, si deputet i përgjegjshëm, duke i shfrytëzuar gjitha kapacitetet që ai posedon.

(Kosova Sot Online)