Për shkak të lëndimeve, tre fëmijë vazhdojnë të jenë në spital

  • A.P /
  • 02 January 2023 - 13:44
Për shkak të lëndimeve, tre fëmijë vazhdojnë të jenë në spital

Pas lëndimeve që kanë marr në natën e ndërrimit të motmotit nga përdorimi i mjeteve piroteknike, tre fëmijë po vazhdojnë të marrin trajtim spitalor në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kështu ka bërë të ditur kirurgu i Klinikës së Kirurgjisë Plastike, Agim Berisha i cili tha se gjatë këtij viti kanë pranuar më pak raste.

Ai tha se pacientët, të cilët janë fëmijë deri në moshën 10-vjeçare kanë të lënduar nga fishekzjarret shuplakat e dorës, gjegjësisht gishtat.

(Kosova Sot Online)