Ja sa vlerësohet të jetë dëmi i shkaktuar nga djegia e fabrikës

  • A.P /
  • 02 January 2023 - 14:33
Ja sa vlerësohet të jetë dëmi i shkaktuar nga djegia e fabrikës

Për pronarin e fabrikës së stiroporit “Al For” në Ferizaj, ndërrimi i mot moteve ka nisur ters, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


Atij i është djegur fabrika duke i shkaktuar dëme në vlerë prej 40 mijë eurove.

Nga djegia nuk ka pësuar asnjë person, zjarri është fikur nga zjarrfikësit pas mesnate.


Detaje për rastin ka dhënë policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Fshati i Vjetër , Ferizaj (EM: 163-903) 01.01.2023 – 00:34. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë fabrika e stiroporit ,, Al For’’. Njësit përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendi e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Vlera e demit sillet rreth 40000€, nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)