Hoti: E pres ditën kur Kosova të bëhet pjesë e aleancës së NATO-s

  • A.P /
  • 02 January 2023 - 15:49
Hoti: E pres ditën kur Kosova të bëhet pjesë e aleancës së NATO-s

Kroacinë pasi hyri në zonën Shëngen dhe Eurozonë, e  ka uruar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


Hoti ka shkruar “me padurim pret ditën kur Kosova të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane dhe aleancës së NATO-s”.

Ai tha se angazhimi politik i Kosovës “në çdo kohë ka qenë dhe mbetet në funksion të integrimit euro-atlantik, pavarësisht sfidave që na imponohen nga jashtë apo politikës së brendshme që kurthohet kohë pas kohe e na humb kohë të vlefshme”.

“Urime Kroacisë për hyrjen në zonën Shengen dhe futjen e euros në qarkullim. Kjo është padyshim e rëndësishme për të gjithë Ballkanin. Pas 27 vitesh të luftës së përgjakshme, kjo është një arritje e madhe. Me durim dhe vendosmëri arrihet gjithçka.

Me padurim presim ditën kur Kosova të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane dhe aleancës së NATO-s. Angazhimi ynë politik në çdo kohë ka qenë dhe mbetet në funksion të integrimit euro-atlantik të Kosovës, pavarësisht sfidave që na imponohen nga jashtë apo politikës së brendshme që kurthohet kohë pas kohe e na humb kohë të vlefshme”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)