Mustafa: LDK vuan nga 'virusi i quajtur Vetëvendosje'

  • A.P /
  • 02 January 2023 - 16:21
Mustafa: LDK vuan nga 'virusi i quajtur Vetëvendosje'

Ish-kreu i LDK-së Isa Mustafa, ka deklaruar se brenda LDK-së ka ende persona të mrekullueshëm e veprimtarë besnikë, por sipas tij viteve të fundit disa persona i kishte kapluar dashuria dhe “virusi i Vetëvendosjes”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas Mustafës, sa më shpejt që LDK-ja të shërohet nga “virusi i Vetëvendosjes”, aq më mirë do të jetë për këtë parti, pasi do të ketë rritje dhe do të konsolidohet.

“Unë i përkas LDK-së, pavarësisht se tani nuk jam në krye të saj. Ka njerëz të mrekullueshëm, veprimtarë besnikë, ka një kulturë të veçantë shtetërore. LDK-ja është një pasuri politike dhe institucionale për vendin, sepse kontribuon në amortizimin e sjelljeve ekstreme dhe devijante , të cilat janë të dëmshme për stabilitetin e vendit dhe për demokracinë. Viteve të fundit disa njerëz në këtë parti i kaploi dashuria dhe virusi i Vetëvendosjes, një logjikë e largët me filozofinë politike të saj. Sa më shpejt që shërohet nga ky virus, aq më shpejt do të rritet dhe do të konsolidohet”, deklaroi Mustafa.

 


(Kosova Sot Online)