Në Shkup, policia arreston 34 vjeçarin nga Kosova

  • A.P /
  • 02 January 2023 - 17:12
Në Shkup, policia arreston 34 vjeçarin nga Kosova

Pasi kishte marrë pjesë në një sherr në fshatin Bukoviq të Shkupit, një 34 vjeçar nga Kosova është ndaluar dhe shoqëruar nga policia, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjhatë kontrollit, policia i kishte gjetur edhe një mjet të mprehtë, të cilin siç thuhet, e ka përdorur gjatë sherrit me dy banorë të Bukoviqit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, nga MPB thonë se do të ngrejnë kallëzimin përkatës, përcjell Klan Maqeconi.

“Me datë 01.01.2023 në ora 18:00 në fshatin Bukoviq, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë shoqëruar P.Q(34) nga Republika e Kosovës për shkak se sipas raportit rreth orës 11:00 në një oborr të fshatit Bukoviq, Shkup, në pronësi të F.A (32), pas një debati të mëparshëm, ka marrë pjesë në prishjen e rendit dhe qetësisë publike me një konfrontim fizik në mes të F.A. dhe M.A. nga njëra anë dhe P.Q. në anën tjetër, derisa në sherr janë përdorur sende të forta. I akuzuari ka përdorur një send të mprehtë, i cili është gjetur dhe konfiskuar”, thuhet në raportin e MPB-së.

(Kosova Sot Online)