Prishtinë: Mosmarrëveshje në trafik, një burrë rrah një grua

  • E.K /
  • 03 January 2023 - 10:21
 Prishtinë: Mosmarrëveshje në trafik, një burrë rrah një grua

Policia e Kosovës përmes raportit policor ka njoftuar se është arrestuar një person në Prishtinë, pasi pas një mosmarrëveshje në trafik ka sulmuar fizikisht një femër, shkruan "Kosova Sot Online".

Policia ka treguar se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Kurse, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Prishtinë  02.01.2023 – 04:34. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje në trafik ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)