KFOR-i po i heq disa automjete të fundit të bllokuara në rrugët e veriut

  • E.K /
  • 03 January 2023 - 11:04
KFOR-i po i heq disa automjete të fundit të bllokuara në rrugët e veriut

KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, ka njoftuar se janë janë duke kryer operacione në veri për t’i hequr disa automjete të bllokuara në rrugë, raporton "Kosova Sot Online".

KFOR-i thotë se ka synim ta kthejë lirinë e lëvizjes, siç edhe e obligon mandati i marrë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

“Misioni i KFOR-it po kryen operacione inxhinierike në veri të Kosovës për t’i hequr disa automjete të bllokuara në rrugë dhe për ta rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)