Gjuriq: SHBA-të dhe BE -ja deklaruan se nuk do të ketë ndjekje penale për ata që qëndruan në barrikada

  • E.K /
  • 03 January 2023 - 15:08
Gjuriq:  SHBA-të dhe BE -ja deklaruan se nuk do të ketë ndjekje penale për ata që qëndruan në barrikada

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka thënë se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian kanë deklaruar se nuk do të ketë ndjekje penale për personat e armatosur e maska që qëndruam prapa barrikadave në Veri të Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

“A nuk është fakt që SHBA-të së bashku me BE-në deklaruan se nuk do të ketë ndjekje penale për ata që qëndruan në barrikada si dhe disa zyrtarë amerikanë folën për faktin se e kuptojnë pakënaqësinë e serbëve dhe nevojën për të dëgjuar kërkesat legjitime”, tha Gjuriç për mediumin serb Novosti.

“Escobar dhe Hill, së bashku me Lajçak-un, kanë qenë partnerë konstruktivë të Serbisë në javët e kaluara. Disa vende të tjera nuk janë. Diplomacia serbe në të gjitha nivelet do të punojë në fuqizimin e kapaciteteve për të ndikuar në qëndrime të tilla”.

(Kosova Sot Online)