Aksident në Gjakovë, shoferi i taksisë lëndohet e bëhet për spital

  • E.K /
  • 03 January 2023 - 15:50
Aksident në Gjakovë, shoferi i taksisë lëndohet e bëhet për spital

Një aksident ka ndodhur sot në Gjakovë, ku janë përfshirë dy vetura, njëra prej tyre taksi, përcjell "Kosova Sot Online".

Në këtë aksident ka mbetur i lënduar shoferi i taksisë, ku edhe ka marrur trajtim në spitalin e Gjakovës.

Po ashtu, në këtë aksident ka pasur edhe dëme materiale.

“Rreth orës 13:20 ka ndodhur një aksident në rrugën ‘UÇK’ në mes dy automjeteve, deri më tani një person është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa Njësia rajonale e komunikacionit rrugor është duke e trajtuar rastin në fjalë”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

(Kosova Sot Online)