I vrari dhe i plagosuri në Prizren u dërguan në Kukës, drejtori i spitalit jep detaje

  • E.K /
  • 03 January 2023 - 17:27
I vrari dhe i plagosuri në Prizren u dërguan në Kukës, drejtori i spitalit jep detaje

Një vrasje sot ka ndodhur në Prizren, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pas një konflikti në një lokal, mbeti i vdekur një 31-vjeçar nga Kukësi dhe një tjetër është plagosur.

Për këtë ngjarje i dyshuar për vrasje është Dibran Hoxhaj, i njohur për nofkën "Kobra".

Drejtori i spitalit të Kukësit, Sulejman Sokoli, tha se rreth orës 04:30 në spitalin e Kukësit është paraqitur një veturë për të kërkuar ndihmë, ku shtoi se i ndjeri ka shkuar pa shenja jetë, ndërsa i plagosuri më pas është dërguar në spitalin e Tiranës.

“Në orën 4:30 është paraqitur një makinë për të kërkuar ndihmë mjekësore, njëri është konstatuar i vdekur ndërsa tjetri ka ardhur i plagosur në këmbën e djathtë. Ai pas dhënies së ndihmës së parë, është dërguar në Tiranë… Është jashtë rrezikut për jetë… Viktima ka ardhë pa shenja jete, pastaj është njoftuar policia dhe organet kompetente”, tha Sokoli.

(Kosova Sot Online)