
Zjarr në një shkollë fillore, digjen libra dhe banka

Në Ballsh sot një klasë në një shkollë 9-vjeçare është përfshirë nga flakët e zjarrit, ku shkak i zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike, përcjell “Kosova Sot Online”.
Banorët e zonës kanë njoftuar zjarrfikësit e Mallakastrës, të cilët kanë bërë shuar flakët duke shmangur përhapjen e tij në ambientet e tjera të shkollës.
Për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar, pasi shkolla ka qenë e mbyllur por ka pasur vetëm dëme materiale.
(Kosova Sot Online)