BE: Situata mbetet shumë e brishtë në veri, EULEX vazhdon të monitorojë situatën

  • E.K /
  • 03 January 2023 - 18:08
BE: Situata mbetet shumë e brishtë në veri, EULEX vazhdon të monitorojë situatën

Zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali, tha se EULEX do të vazhdojë ta monitorjë situatën në veri, ku ka shtuar se është e më rëndësi që Serbia dhe Kosova të normalizojnë raportet e tyre.

Ajo ka të thënë se presin që palët të përmbahen nga veprimet që mund të kthejnë situatën e njëjtë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Më tej, ajo ka theksuar se presin që të shmangin veprimet që kanë potencialin e kthimit të eskalimit dhe dhunës.

“Ne i mirëpresim de-përshkallëzimin e situatës dhe largimin e barrikadave në veri të Kosovës. BE-ja ka luajtur një rol aktiv në arritjen e saj, në koordinim të ngushtë me SHBA-në dhe KFOR-in. Situata mbetet shumë e brishtë. Në presim nga palët e interesuara që të vetëpërmbahen dhe të shmangin veprimet që kanë potencialin e kthimit të eskalimit dhe dhunës. EULEX vazhdon të monitorojë situatën. Zhvillimet e javëve të fundit tregojnë se sa e rëndësishme është që të bëhet përparim në normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, bazuar në propozimin e BE-së”.

“Kjo gjithashtu nënkupton zbatim të plotë të marrëveshjeve ekzistuese pa vonesë, duke filluar me kthimin e serbëve në institucione dhe fillimin e diskutimeve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

(Kosova Sot Online)