Aksident tragjik, vajza humb kontrollin e veturës, vdes nëna e saj

  • E.K /
  • 03 January 2023 - 18:45
Aksident tragjik, vajza humb kontrollin e veturës, vdes nëna e saj

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Divjakë, ku një grua ka vdekur, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka bërë të ditur se drejtuesja e mjetit të tipit “Opel”, ka humbur drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga, e si pasojë nëna e saj që ishte pasagjere, ka ndërruar jetë.

Në njoftim thuhet se drejtuesja e mjetit është duke marrur trajtim mjekësor në spital.

Njoftimi i policisë:

Divjakë / Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “3 urat-Çermë”, shtetasja B. A., duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja në automjet, shtetasja H. A., si edhe është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital, drejtuesja e automjetit, shtetasja B. A.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(Kosova Sot Online)