E rëndë: Vdes shoferi në një aksident, lëndohen 4 të rinj

  • E.K /
  • 03 January 2023 - 19:02
E rëndë: Vdes shoferi në një aksident, lëndohen 4 të rinj

Një aksident tjetër ka ndodhur sot mbasdite në Divjakë, ku shoferi ka humbur jetën, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se shoferi ka humbur kontrollin, ku edhe ka dalur nga rruga.

Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar edhe katër pasagjerë.

Njoftimi i policisë:

Divjakë / Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Gradishtë-Spolat”, shtetasi L. D., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit dhe janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit Xh. S., 19 vjeç, R. D., 23 vjeç, F. C., 18 vjeç dhe D. D., 24 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(Kosova Sot Online)