Sekuestrohet autobusi plot me bagazhe në Itali, shqiptarët mbeten në mes të katër rrugëve

  • E.K /
  • 03 January 2023 - 19:50
Sekuestrohet autobusi plot me bagazhe në Itali, shqiptarët mbeten në mes të katër rrugëve

Në qytetin e Firences në Itali, një autobus që transportonte shqiptarë është sekuestruar ku edhe shoferi është gjobitur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo ngjarje ndodhi para disa ditësh,ku autoritetet zbuluan parregullsi në dokumentacion.

Policia ndaloi autobusin me shqiptarë dhe të mbushur me mallra.

Shoferi u gjobit me 1,400 euro për parregullsi me mallrat si dhe 480 euro për parregullsi në dokumentat e transportit.

Po ashtu, udhëtarët u detyruan të gjejnë metoda të tjera transporti për t’u kthyer në venlindjen e tyre.

(Kosova Sot Online)