Gjuriq: Kurti s’është njeri i preferuar në Washington, është shumë personal në çdo gjë që bën

  • E.K /
  • 04 January 2023 - 08:12
Gjuriq: Kurti s’është njeri i preferuar në Washington, është shumë personal në çdo gjë që bën

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka thënë se situata në veri të Kosovës tani për tani është de-eskaluar, përcjell "Kosova Sot Online".

Gjuriq tha se kryeministri i Kosovës “nuk është njeri i preferuar në Washington”.

Gjuriq, foli disa fjalë edhe pë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Gjuriq tha për Kurtin se ai është shumë personal në gjërat që ai bënë.

“Kurti tregoi se është shumë personal në çdo gjë që bën dhe me hidhërimin e tij personal në marrëdhëniet me Serbinë, arriti ta largojë një pjesë të njerëzve që tradicionalisht ishin përkrahës të tyre”, tha Gjuriq në një intervistë për televizionin serb, B92.

(Kosova Sot Online)