Prizren: Shoferi humb kontrolli, rrokulliset dhe përplaset në muri

  • E.K /
  • 04 January 2023 - 09:26
Prizren: Shoferi humb kontrolli, rrokulliset dhe përplaset në muri

Një person përderisa ishte vozitur, për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë, ka humbur kontrollin duke dalur nga rruga, ku edhe është rrokullisur dhe përplasur në një mur, shkruan "Kosova Sot Online".

Rasti ka ndodhur në Prizren.

Pasagjeri ka pësuar lëndime, ku edhe ka marrur trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë

"Prizren,03.01.2023-23:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, përderisa ishte duke drejtuar veturën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën ,del jashtë rruge, rrokulliset dhe përplaset në një mur. Si pasoj pasagjeri mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore ,dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë", thuhet në raportin policor"