Një 49 vjeçar sulmon me acid rojen e spitalit

  • E.K /
  • 04 January 2023 - 10:51
 Një 49 vjeçar sulmon me acid rojen e spitalit

Një shqiptar ka sulmuar me acid një rojë të sigurimit në një spitali në Itali, përcjell "Kosova Sot Online".

49-vjeçari shqiptar, kishte kërkuar të hynte në spital pasi kishte një person të shtruar aty. Pas debateve me 3 roje të sigurimit situata kishte agravuar. Ai kishte tentuar që të lagte veten me acid muriatik, por ishte parandaluar

Shqiptari kishte spërkatur me lëndën e rrezikshme një prej rojeve.

Shqiptari është ndaluar nga policia. 

(Kosova Sot Online)