Në Aeroportin e Prishtinës kosovarit i gjendet elektroshok në valixhe

  • E.K /
  • 04 January 2023 - 11:22
Në Aeroportin e Prishtinës kosovarit i gjendet elektroshok në valixhe

Në Aeroportin e Prishtinës, "Adem Jashari", gjatë kontrollit në valixhen e një të dyshuari kosovar është gjetur një elektroshok me mbishkrimin “police”, shkruan "Kosova Sot Online".

Në njoftim thuhet se rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Aeroporti i Prishtinës 03.01.2023-04:00. Gjatë kontrollit në valixhet e një të dyshuari kosovar është gjetur dhe sekuestruar një elektroshok me mbishkrimin ‘police’. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

(Kosova Sot Online)