Nga janari stikersat me ngjyrë të gjelbër
Duke filluar nga një janari i këtij viti stikersat e lëshuara nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në gjithë vendin do të mbajnë ngjyrën e gjelbër,përcjell "Kosova Sot Online".
Ndryshimi i ngjyrës ka për qëllim të vetëm lehtësimin e punës së Policisë së Kosovës, pra për të dalluar nga distanca automjeteve që dalin në komunikacion pa një policë të sigurimit
Ky projekt mbulohet nga kompanitë e sigurimit që janë biznese 100 % private.
Qytetaret nuk paguajnë asnjë cent për stikersin që e vendosin në xhama të automjeteve të tyre.
(Kosova Sot Online)