Ja kush vjen te objekti ku u gjet e vdekur sot një grua

  • A.P /
  • 04 January 2023 - 16:40
Ja kush vjen te objekti ku u gjet e vdekur sot një grua

Te objekti ku u gjet e vdekur sot një grua e moshës rreth 30-vjeçare,  ka arritur një kompani e pastrimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rastin  ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër).


Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka deklaruar Ahmeti.


(Kosova Sot Online)