Nënshkruhet kontrata: Dy fakultete nga UP me objekt të ri

  • A.P /
  • 04 January 2023 - 17:51
Nënshkruhet kontrata: Dy fakultete nga UP me objekt të ri

Komuna e Prishtinës dhe UP kanë nënshkruar kontratën për ndarjen e lokacionit për ndërtimin e objektit të ri të Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Shkencave Matematikore- Natyrore, ka njoftuar kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Kënaqësi të takohem me Rektorin e ri të Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Qerim Qerimi, me të cilin nënshkruam kontratën e ndarjes së lokacionit për ndërtimin e objektit të ri të Fakultetit të Shkencave Matematikore – Natyrore dhe Fakultetit Ekonomik”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)