Pse në Kinë familjarët po i djegin trupat e të afërmëve në sheshe!

  • A.P /
  • 04 January 2023 - 18:45
Pse në Kinë familjarët po i djegin trupat e të afërmëve në sheshe!

Shpërthimi i rasteve të koronavirusit në Kinë, i cili ka rezultuar që të mbushen morgjet, shtëpitë funerale si dhe krematoriumet. 

Kështu që shumë të afërm të viktimave vendosën të djegin njerëzit e tyre në mes të rrugës.

Siç vë në dukje në artikullin e saj Daily Mail, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, shpërthimi i rasteve ndodhi që në momentin kur qeveria e vendit vendosi t’i japë fund zbatimit të politikës së zero rasteve me Covid.

Shumë njerëz kanë humbur jetën nga COVID dhe nuk ka më vende të lira për trupa të tjerë në morgjet e spitaleve. Krematorët kanë përfituar nga kjo situatë dhe po bëjnë punë “të arta”, pasi kanë rritur çmimet për shërbimet që ofrojnë.

Si pasojë familjarët e viktimave, siç shihet në imazhet dhe videot që qarkullojnë në rrjetet sociale, vazhdojnë me djegien e trupave të afërmevë të tyre në parqe dhe sheshe.

(Kosova Sot Online)