Aksidenti tragjik, dy nga viktimat janë vëllezër

  • A.P /
  • 04 January 2023 - 19:42
Aksidenti tragjik, dy nga viktimat janë vëllezër

Në rrugën e Arbrit, pasditen e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës Qeranecit

 

 

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, kanë humbur jetën 3 persona dhe kanë mbetur të plagosur tre të tjerë.

Mësohet se dy prej viktimave janë identifikuar si Kujtim dhe Murat Dehari, vëllezër, nga Maqellara.

Sakaq, në vendngjarje ndodhen dy ambulanca dhe një zjarrfikëse, si dhe policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)