Ja kush thotë: Nëse Kobra lirohet nga burgu, përballet me reagimin tonë

  • A.P /
  • 04 January 2023 - 20:11
Ja kush thotë: Nëse Kobra lirohet nga burgu, përballet me reagimin tonë

Dibran Hoxhaj dshohet se pas një sherri në lokal e qëlloi Besim Cengun duke e lënë të vdekur dhe i plagosur mbeti shoku i tij, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Xhaxhai i viktimës, Besim Cengu rrëfen detaje të tjera të pathëna.

Ai ka një paralajmërim nëse autori i krimit, Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” do të dalë nga qelia, sikur ka ndodhur më parë për krimet për të cilat është akuzuar.

Çfarë ndodh nëse autori del nga burgu?
Unë e njoh shumë mirë situatën aty. Ne jemi në një periudhë ku duhet të zgjojmë ndërgjegjen tonë, jo vetëm qytetare por edhe qeverisje së dy krahëve, që duke lënë këta njerëz jashtë, këta me siguri do të ndikohen negativisht tek krahu tjetër. Nëse do ta nxjerrës vrasësin e djalit me siguri do të nxitet krahu tjetër. Kur merret masa amortizohet situata. Ky nuk është kërcënim. Duhet drejtësi.

Kurrë më figura të kësaj natyre. Janë mbeturina orientale. Personi ka mbi 10 vite ecën edhe i veshur si oriental, po përdhos edhe mentalitetin religjioz, futet në xhami dhe falet, na jep mend ne. Kjo është e tmerrshme. Ky është personi, që ka menaxhuar një femër me një emër arme (Kallashi). Nëse ai del nga burgu, do të zgjojë tek ne reagimin me siguri. Nuk janë larg. Janë shumë afër. Prej fshatit ku është ky djali, autori unë jam stërnip.

(Kosova Sot Online)