Weber tregon a mund të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi brenda vitit 2023

  • A.P /
  • 04 January 2023 - 20:35
Weber tregon a mund të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi brenda vitit 2023

Bashkëpunëtori i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber, ka shprehur skepticizmin e tij se brenda vitit 2023 mund të arrihet një marrëveshje eventuale, siç e quan ai “e ndërmjetme” e bazuar në planin franko-gjerman, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Ndërkohë që atmosfera aktuale është, siç e cilëson ai, “shumë e nxehtë”, si pasojë e tensioneve në veri të Kosovës.

“Në një atmosferë të tillë të nxehtë gjithmonë ekziston rreziku se mund të ndodhë ndonjë incident, i cili më pas mund t’i përshkallëzojë gjërat. Më duhet të them se nëse pritet një marrëveshje – ashtu siç është e njohur tash, si një marrëveshje e ndërmjetme, që çon deri tek ajo përfundimtare që shkon larg, deri te njohja e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi – atëherë, sipas meje kjo do të kërkonte një përgatitje krejtësisht tjetër të terrenit në Serbi. Nëse e krahasojmë me atmosferën e sotme dhe narrativin zyrtar, atëherë e shohim pikërisht të kundërtën”, ka thënë Weber për RFE.

(Kosova Sot Online)