Hoti: Pse Serbia ka shtuar paragrafë në dokumentin për të pagjeturit

  • A.P /
  • 04 January 2023 - 20:45
Hoti: Pse Serbia ka shtuar paragrafë në dokumentin për të pagjeturit

Sipas kryesuesit të komisionit qeveritar për personat e zhdukur, Andin Hotit, Serbia po vazhdon ta pengojë këtë proces.

Hoti tha se dokumentit për të pagjeturit, Serbia ia shtoi disa paragrafë.

Hoti thotë se këto veprime të Serbisë do ta zgjasin arritjen e marrëveshjes.

Hapja e arkivave në Beograd, do të lehtësonte procesin e zbardhjes së fatit të personave të pagjetur.

Sipas kryesuesit të komisionit qeveritar, zhvillimet në veri të vendit kanë ndikuar në këtë proces.

(Kosova Sot Online)